Kosmonte Foods është nderuar me çmimin “Tatimpaguesi i Vitit 2025” nga Oda Ekonomike e Kosovës, një vlerësim që përfaqëson jo vetëm suksesin e kompanisë sonë, por edhe rolin thelbësor që bizneset e përgjegjshme luajnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ky çmim është një dëshmi e angazhimit të përbashkët për një ekonomi më të fortë, më të drejtë dhe më konkurruese.

Për Kosmonte Foods, ky vlerësim ka një rëndësi të veçantë sepse konfirmon filozofinë tonë të biznesit: rritja ekonomike duhet të shkojë paralelisht me përgjegjësinë ndaj shtetit, shoqërisë dhe partnerëve tanë vendor e ndërkombëtarë.

Si një nga distributorët kryesorë në sektorin e ushqimit në Kosovë dhe rajon, ne besojmë se kontributi fiskal është pjesë thelbësore e kontributit tonë ndaj zhvillimit të vendit.

Ky çmim na motivon të vazhdojmë rrugën e ndërtuar mbi besim, korrektësi dhe standarde të larta profesionale, duke kontribuar jo vetëm në rritjen e kompanisë sonë, por edhe në prosperitetin afatgjatë të ekonomisë së Kosovës.

Ne falenderojmë Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) për këtë vlerësim dhe për rolin e saj të vazhdueshëm në përkrahjen dhe fuqizimin e komunitetit të biznesit.