Kosmonte Foods Sh.p.k. - Rr. Antenes, Harilaq, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë

Search Icon
KOSOVE
Search Icon
TË PUNOSH NË KOSMONTE
DIVERSITETI DHE GJITHËPËRFSHIRJA
Background Image
Overlay Image

Të punosh në Kosmonte Foods

Bashkohu ekipit me qëllime të mëdha

Ne në Kosmonte Foods besojmë në fuqinë e ushqimit cilësor për të ndërtuar një jetë plot shëndet – për të gjithë. Të udhëhequr nga ky qëllim, ne vazhdimisht i thyejmë kufinjtë duke sjellë produkte ushqimore dhe pije që kanë vlera nutritive.

Këtë e bëjnë të mundur punonjësit tanë. Ata janë prapa fuqisë së brendeve tona, cilësisë së produkteve dhe të ardhmes së kompanisë tonë. Idetë dhe përpjekja e tyre na shtyjnë përpara, nxisin inovacionin dhe na ndihmojnë që të përmirësohemi vazhdimisht, të ekzekutojmë dhe të kemi sukses. Së bashku. Si ekip.

Sfidohuni dhe ndryshoni vazhdimisht

Kur i bashkoheni Kosmonte Foods, ju bëheni pjesë e një ambienti të gjallë të punës që zgjeron mënyrën e mendimit tuaj dhe ju enkurajon të jeni inovativ e me shpirt sipërmarrës. Ju po ashtu bëheni pjesë e kulturës së Kosmonte Foods, që i ka rrënjët në respekt dhe mësim të vazhdueshëm. Në Kosmonte Foods, ne presim që ju të dilni nga “zona juaj e rehatisë”. Këtu, ju do të ndiheni me vetëbesim të plotë për të sjellë gjëra të reja dhe të shtyni ndryshimin. Zëri juaj dëgjohet, vlerësohet dhe ka impakt sepse përvoja na ka mësuar që arrijmë shumë më shumë së bashku se sa që mund të arrijmë të vetmuar.

Vendi ku mësoni, zhvilloheni dhe rriteni

Prezent në shumë vende të botës, ne ofrojmë gjithë bagazhin tonë të njohurive dhe përvojës për t’iu ndihmuar që të zhvilloheni dhe të rriteni me potencialin tuaj të plotë. Ju do të mësoni nga kolegët tuaj. Ne ju sfidojmë dhe ju fuqizojmë që të bëheni versioni më i mirë i vetvetes. Zotëroni progresin tuaj dhe bëhuni kurioz, fleksibil dhe ambiciozë për të mësuar.

Lini gjurmë

Ne besojmë në fuqinë e mirëqenies për të përmirësuar cilësinë e jetës. Ky besim na mbush me përkushtim që të ofrojmë të ardhme të shëndetshme për njerëzit kudo që ne operojmë. Ju do t’i bashkoheni një kompanie që është e përkushtuar për të lënë gjurmë pozitive.

BENEFITET 

Kur bëheni pjesë e Kosmonte Foods, ju do të keni një varg përfitimesh të rëndësishme.

Pagë atraktive

Kontributi juaj do të rezultojë me pagë atraktive dhe një paketë benefitesh tjera sipas Ligjit të Punës.

Sigurim shëndetësor

Punonjësit e Kosmonte Foods mund të zgjedhin që të kenë sigurim shëndetësor në përputhje me Ligjin e Punës dhe na gëzon fakti që pjesa dërrmuese e punonjësve janë të përfshirë në planet për sigurim shëndetësor për veten e tyre,  bashkëshortin/en dhe prindërit.

Bufe

Kosmonte Foods ofron bufenë e dedikuar për punonjësit e cila është në objektin qendror të kompanisë. Natyrisht, të ushqyerit në këtë bufe që ka llojllojshmëri të përzgjedhjeve ditore ngakuzhina tradicionale shqiptare deri te ushqimet tjera – është falas.

Transporti

Duke qenë superior në logjistikë dhe infrastrukturë, ndër hapat e parë ka qenë sigurimi i logjistikës transportuese për punonjësit tanë, duke vënë në dispozicion autobusë për transport të dedikuar për punonjësit.

Pushim i lehonisë

Pushimi i lehonisë është i garantuar duke respektuar në përpikmëri Ligjin e Punës në dispozicion – vlen kjo për prindërit e të dy gjinive.

Dy fjalë nga punonjësit…

Background Image

Jam pjesë e Kosmonte Foods tash e 9 vite, duke përfituar nga mundësitë për rritje personale dhe profesionale në rolet si brand manager dhe analiste e shitjes. Kosmonte promovon përfshirjen e gruas në pozitat kyçe, një avantazh ky që ka ndihmuar kompaninë të jetë lidere. Kjo kulturë gjithpërfshirjeje e bën Kosmonte Foods një model për zhvillim, për gratë dhe individët nga komunitete të ndryshme që kërkojnë të avancohen.

Employee Image
Background Image

YLLKA GRAJQEVCI

Background Image

Jam pjesë e Kosmonte Foods që nga 15 nëntori 2002, duke punuar si mbikëqyrës në depo. Përfitimet janë të shkëlqyera – paga, orari, sigurimi, ushqimi dhe rrugëtimi janë të rregulluara mirë. Mesazhi im për ata që dëshirojnë të punësohen këtu: mos hezitoni! Kosmonte Foods është një ndër kompanitë më serioze në vend dhe do të jetë një eksperiencë e paharrueshme për ju.

Employee Image
Background Image

OSMAN PLAKAJ