Kosmonte Foods Sh.p.k. - Rr. Antenes, Harilaq, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë
Në rrezet e para të diellit në Kosovën e ri-lindur, posa përfundoi lufta, nga një vend i vogël, por me zemër të madhe, do të fillonte rrugëtim
Jemi krenarë që kemi krijuar një reputacion, duke u njohur si një nga kompanitë kryesore në tregun e Kosovës për distribuimin e produkteve ushqim
Ndër sektorët që na identifikon dhe me të cilën ndjejmë krenari, është ajo e resurseve humane – ku jemi siguruar që të ofrojmë mundësi të
Nga furnitorët e deri në depot tona, Kosmonte Foods është në vijën e parë të frontit duke siguruar se produktet ushqimore janë të freskëta dhe
Magazinimi në Kosmonte Foods nuk është thjeshtë mënyrë ku ruhen produktet. Cilësia dhe siguria e produkteve ushqimore varet nga ruajtja e tyre në
Shoferët, agjentët dhe specialistët e zinxhirit të furnizimit vazhdimisht dëgjojnë kërkesat e klientëve tanë, duke u siguruar që nevojat e tyre
Bashkohu ekipit me qëllime të mëdhaNe në Kosmonte Foods besojmë në fuqinë e ushqimit cilësor për të ndërtuar ...
Ne krijojmë ambient pune ku ndiheni të përfshirë me tërë qenien Diversiteti dhe gjithëpërfshirja janë pjesë ...
HOME
>
HORECA
Top produkte për HORECA, të gatshme për furnizim
Pa marrë parasysh nëse jeni një ëmbëltore e vogël, piceri profesionale apo rrjet restorantesh me treg më të gjerë – ne kemi produktet që mbështesin operimin tuaj.
Në ofrojmë përzgjedhje të gjerë të produkteve të freskëta të mishit, qumështit, produkte të ngrira, pije e të tjera – të gjitha me çmime konkurruese. E gjithë kjo shoqërohet me një kujdes të madh për të ofruar konsistencën dhe sigurinë e produkteve deri në arritje te subjekti juaj.
Një nga sektorët që i kushtojmë më së shumti rëndësi është pa dyshim ofrimi i shërbimeve për subjektet HORECA. Ne jemi të fokusuar në produkte cilësore dhe jemi të përkushtuar për të ndihmuar performancën e subjekteve HORECA në mënyrën më të mirë. Krahas rolit tonë në mbështetjen e subjekteve HORECA me furnizim të produkteve më të mira, të brendeve më të mira – secili punonjës në këtë sektor është i përkushtuar që të ofrojë shërbim të shkëlqyeshëm për klientët. Ne i qëndrojmë prapa përkushtimit për partneritet me kualitet, duke furnizuar subjektet HORECA me një numër të produkteve të brendeve ekskluzive.
SERIOZITET DHE PËRKUSHTIM
Jemi të pa rivalizuar kur flitet për seriozitet nga kontakti i parë me subjektet HORECA dhe përkushtim gjatë procesit të bashkëpunimit. Me një logjistikë superiore të dedikuar që përmbush standardet evropiane të ruajtjes së produkteve ushqimore – porosia e subjekteve HORECA arrin kudo që ato gjenden, edhe në terrenet më të papërshtatshme e lokacionet më të largëta turistike. Ne ju qëndrojmë pranë, kudo që jeni.
Kjo arrihet falë ekipit fantastik të HORECA-s që mban kontakte të përditshme me subjektet HORECA duke mbajtur proces të komunikimit si për porositë, çmimet dhe kohën e liferimit, duke përmbushur kërkesat në përpikmëri pavarësisht kohës, pavarësisht vendit dhe pavarësisht fluksit në periudha sezonale.
Automjete të dedikuara transportuese për HORECA
Kosmonte Foods zotëron flotë të sofistikuar – produktet arrijnë të freskëta kudo, kurdo.
Punonjës të dedikuar për HORECA
Duke filluar nga komercialistët, e duke vazhduar te shoferët – sektori i HORECA në Kosmonte Foods trajtohet me seriozitetin maksimal, në mënyrë që vetëm produktet më të mira të arrijnë freskët tek secili subjekt ekonomik i HORECA-s.