Kosmonte Foods Sh.p.k. - Rr. Antenes, Harilaq, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë
Në rrezet e para të diellit në Kosovën e ri-lindur, posa përfundoi lufta, nga një vend i vogël, por me zemër të madhe, do të fillonte rrugëtim
Jemi krenarë që kemi krijuar një reputacion, duke u njohur si një nga kompanitë kryesore në tregun e Kosovës për distribuimin e produkteve ushqim
Ndër sektorët që na identifikon dhe me të cilën ndjejmë krenari, është ajo e resurseve humane – ku jemi siguruar që të ofrojmë mundësi të
Nga furnitorët e deri në depot tona, Kosmonte Foods është në vijën e parë të frontit duke siguruar se produktet ushqimore janë të freskëta dhe
Magazinimi në Kosmonte Foods nuk është thjeshtë mënyrë ku ruhen produktet. Cilësia dhe siguria e produkteve ushqimore varet nga ruajtja e tyre në
Shoferët, agjentët dhe specialistët e zinxhirit të furnizimit vazhdimisht dëgjojnë kërkesat e klientëve tanë, duke u siguruar që nevojat e tyre
Bashkohu ekipit me qëllime të mëdhaNe në Kosmonte Foods besojmë në fuqinë e ushqimit cilësor për të ndërtuar ...
Ne krijojmë ambient pune ku ndiheni të përfshirë me tërë qenien Diversiteti dhe gjithëpërfshirja janë pjesë ...
Për një jetë, plot shëndet…
Në rrezet e para të diellit në Kosovën e ri-lindur, posa përfundoi lufta, nga një vend i vogël, por me zemër të madhe, do të fillonte rrugëtimin Kosmonte Foods. Të inspiruar nga malet impozante, fushat e bukura dhe lumenjtë mbreslënës, ne në Kosmonte Foods sot zhvillojmë brende dhe distribuojmë produkte të ndryshme. Zhvillimin nga një distributor i vogël, në një korporatë me disa filiale, ja dedikojmë përkushtimit për cilësinë dhe vlerat njerëzore – që janë themel i një jete plot shëndet, për familjet tona.
Teksa Kosova po rritej, bashkë me të rritej edhe Kosmonte Foods.
Hapja e depove të reja në komunën e Fushë Kosovës, hapi një dimension të ri të punës. Standardet më bashkëkohore u aplikuan në mënyrë që konsumatorëve në Kosovë t’u servohen vetëm produktet më të mira – sigurtë.
Atdhedashuria si traditë, u përmbush plotësisht në vitin 2006 atëherë kur filloi të operojë Kosmonte Foods Shqipëri – duke transmetuar parimet e njëjta të distribuimit vetëm të produkteve më cilësore, në një infrastrukturë që plotëson standardet evropiane.
Rruga do të fuqizohej – ne nuk u ndalëm. Të frymëzuar nga puna e palodhshme ekipore, Kosmonte Foods u zgjerua në Lindjen e Mesme, gjegjësisht në Dubai. Ishte kjo një sfidë e jashtëzakonshme, por edhe krenari për ne – ngase ishim kompania e parë evropiane e qëndrueshme e distribuimit të produkteve ekskluzive ushqimore në këtë treg.
Rruga do të fuqizohej – ne nuk u ndalëm. Të frymëzuar nga puna e palodhshme ekipore, Kosmonte Foods u zgjerua në Lindjen e Mesme, gjegjësisht në Dubai. Ishte kjo një sfidë e jashtëzakonshme, por edhe krenari për ne – ngase ishim kompania e parë evropiane e qëndrueshme e distribuimit të produkteve ekskluzive ushqimore në këtë treg.
Një hap të rëndësishëm për Kosmonte Foods shënoi fillimi i operimit të Kosmonte Foods Gjermani, një filiale në qendër të Evropës e cila shërbeu si vazhdimësi e përforcimit të prezencës ndërkombëtare. Nga Kosmonte Gjermani menaxhohen dërgesat prej partnerëve në Evropë drejt Kosovës, Shqipërisë dhe Dubait.
Zhvillimi i Kosmonte Foods që erdhi si rezultat i punës dhe përkushtimit të madh të punonjësve tanë dhe besimit nga konsumatorët në tregjet anë e kënd ku operojmë – bëri që në vitin 2019 të përurojmë objektin e ri qendror në Harilaq – Fushë Kosovë.
Me një infrastrukturë moderne në një sipërfaqe prej 40 mijë metra katrorë, jemi distributori më i madh i shërbimeve ushqimore në Kosovë të produkteve të freskëta e të thata, të mbi 1300 produkteve nga mbi 100 brende të ndryshme botërore.
Me 17 depo të temperaturave të ndryshme (+ dhe -) kemi implementuar teknologjinë më të lartë me infrastrukturën moderne në mënyrë që depot të cilat monitorohen vazhdimisht në mënyrë digjitale të sjellin në rrjetet e marketeve produktet në cilësi më të lartë në përpikmëri me zbatimin e standardeve botërore.
Më 8 Shkurt të vitit 2022, Kosmonte Foods Sh.P.K. mori statusin “Investitor Strategjik” nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Ky është një nga investimet më serioze në industrinë e ushqimit që do të rrisë prodhimin vendor dhe vendet e punës në Republikën e Kosovës.