Kosmonte Foods Sh.p.k. - Rr. Antenes, Harilaq, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë

Search Icon
KOSOVE
Search Icon
Background Image Overlay Image

Magazinimi

Magazinimi në Kosmonte Foods nuk është thjeshtë mënyrë ku ruhen produktet. Cilësia dhe siguria e produkteve ushqimore varet nga ruajtja e tyre në mënyrën e duhur, duke u siguruar për integritetin e produktit pasi cikli jetësor i tij monitorohet në një ambient që është vazhdimisht i sigurt - 24 orë në ditë, 7 ditë në javë – pa dështuar kurrë dhe me informata që përcillen dhe verifikohen.

Ne posedojmë dhjetëra depo në sipërfaqe prej mijëra metra katrorë – të cilat janë në funksion të ruajtjes së produkteve të brendeve tona, ku janë në monitorim konstant digjital dhe profesional nga stafi i dedikuar.

Katër temperaturat

Nëse integriteti i produkteve ushqimore vihet në dyshim, asgjë nuk ka rëndësi. Në paleta, e deri te produkti në nivel individual, ekspertët tanë të zinxhirit të furnizimit monitorojnë dhe dokumentojnë temperaturat nga depo e deri në momentin që porosia arrin te klienti – ne sigurojmë cilësinë në secilin hap të këtij rrugëtimi.

Temperatura në depot tona menaxhohet në mënyrë digjitale si më poshtë:

Të ngrira (-18 apo më ulët)
Të freskëta (+4 apo më e ulët)
Të qumështit (+2 deri +4)
Të thata (+10 deri +15)

Sistem i menaxhimit të depove

Shtylla e magazinimit të Kosmonte Foods është ky sistem i cili ofron të dhëna të sakta dhe mundëson efektivitet nëperformancën gjatë magazinimit, interaksionit dhe planifikimit të punës së punonjësve. Secila porosi gjurmohet deri në pikat e klientëve tanë.

Planifikimi i emergjencave

E natyrshme për industrinë ushqimore është ekspozimi ndaj një sërë rreziqesh potencialisht shkatërruese. Ne nuk mund të kontrollojmë motin, ndërprerjet e energjisë elektrike, apo të tjera rreziqe të paparashikueshme që mund të ndikojnë në sigurinë ushqimore – por Kosmonte Foods me specialistët e logjistikës ka përvojën superiore dhe të pa rivalizuar për të planifikuar, menaxhuar dhe minimizuar ndikimin negativ nga secili faktor i rrezikut falë infrastrukturës logjistike superiore që zotëron.