Kosmonte Foods Sh.p.k. - Rr. Antenes, Harilaq, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë

Search Icon
KOSOVE
Search Icon
TË PUNOSH NË KOSMONTE
DIVERSITETI DHE GJITHËPËRFSHIRJA
Background Image
Overlay Image

Diversiteti dhe gjithëpërfshirja

Ne krijojmë ambient pune ku ndiheni të përfshirë me tërë qenien 
Diversiteti dhe gjithëpërfshirja janë pjesë e realitetit tonë të përditshëm. Ne respektojmë dhe enkurajojmë veçantinë e potencialin pavarësisht racës, gjinisë, kulturës apo aftësive të veçanta.

Diversitet ÇDO DITË

Ne rekrutojmë persona që respektojnë vlerat tona, ne ofrojmë barazi për të gjithë dhe mbrojmë privatësinë e secilit. Ne nuk tolerojmë ndonjë formë të ngacmimi apo diskriminimi. Synimi jonë është të krijojmë vende pune ku secili ndihet i përfshirë dhe në gjendje që të jetë vetvetja me tërë qenien. Ky përkushtim fillon nga sektori i rekrutimit e deri te personi i fundit.

Barazi gjinore

Kosmonte Foods është shembull pozitiv për shumë kompani jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën. Me mbi 40% të të punësuarave femra në nivel të përgjithshëm të kompanisë dhe mbi 95% të punonjëseve femra në administratën e kompanisë – jemi pa dyshim ndër kompanitë që vlerëson rolin e femrave në proceset e operimit, menaxhimit dhe vendimmarrjes, duke krijuar vazhdimisht mundësi të reja punësimi që vlejnë pa dallim gjinie.

Background Image

Jam pjesë e Kosmonte Foods tash e 9 vite, duke përfituar nga mundësitë për rritje personale dhe profesionale në rolet si brand manager dhe analiste e shitjes. Kosmonte promovon përfshirjen e gruas në pozitat kyçe, një avantazh ky që ka ndihmuar kompaninë të jetë lidere. Kjo kulturë gjithpërfshirjeje e bën Kosmonte Foods një model për zhvillim, për gratë dhe individët nga komunitete të ndryshme që kërkojnë të avancohen.

Background Image
Background Image

YLLKA GRAJQEVCI

Background Image

Jam pjesë e Kosmonte Foods që nga 15 nëntori 2002, duke punuar si mbikëqyrës në depo. Përfitimet janë të shkëlqyera – paga, orari, sigurimi, ushqimi dhe rrugëtimi janë të rregulluara mirë. Mesazhi im për ata që dëshirojnë të punësohen këtu: mos hezitoni! Kosmonte Foods është një ndër kompanitë më serioze në vend dhe do të jetë një eksperiencë e paharrueshme për ju.

Background Image
Background Image

OSMAN PLAKAJ