Energjia e ujit, sporti i natyrës dhe një atmosferë familjare – Kayak Fest la gjurmë të vërtetë, ku Kosmonte Foods mori pjesë si sponsor për t’i dhënë ngjarjes shumë shije.

Nga mëngjesi deri në mbrëmje, ekipi ynë u kujdes që vizitorët të rifitonin energjinë me pije dhe snacks të dashura për fëmijë dhe të rritur.

Në zonën e pushimit, Capri Sun i hapi rrugë kënaqësisë.

Krahas tyre, Zott solli kombinimin fitues të shijes dhe komoditetit – nga Monte e deri te pije tjera si “Hungry, Drink This”. 

Kishim kënaqësi të ofrojmë për komunitetin promovim të një jete aktive dhe respekt për natyrën. 

Kayak Fest e mblodhi rininë, familjet dhe sportistët në të njëjtin vend – dhe ne kishim kënaqësinë të jemi pjesë e këtij eventi. 

Faleminderit organizatorëve, vullnetarëve dhe të gjithë vizitorëve që e bënë ngjarjen kaq pozitive. Ne po vazhdojmë të investojmë në aktivitete që i sjellin njerëzit bashkë, nxisin lëvizjen dhe krijojnë kujtime të mira - me shije të mirë.

Shiko disa nga momentet në fotografi: Capri-Sun që freskon pas një runde me kayak, Monte si shpërblim i vogël pas lojës, dhe buzëqeshje që tregojnë se sporti në natyrë i bën të gjithë bashkë.