Kosmonte Foods Sh.P.K. mirëpret miratimin nga Kuvendi i Kosovës e rekomandimit të Komisionit ndërministror për investime strategjike për dhënien e cilësisë së statusit “Investitor Strategjik” kompanisë tonë.
Dhënia e statusit “Investitor Strategjik” i hapë rrugën kompanisë tonë që të implementojë dy projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë.
Do të investojmë 11 milionë e 143 mijë euro dhe do të hapen 300 vende të reja pune në kuadër të dy projekteve të cilat janë:
Projekti 1: Hapja e fabrikës së përpunimit të pemëve dhe perimeve që përfshin zgjerimin e kapaciteteve për ruajtjen dhe prodhimin e produkteve me sipërfaqe prej 16 mijë e 200 m2.
Projekti 2: Kompleksi si fabrikë Perutnina Ptuj për përpunimin e mishit të shpezëve me sipërfaqe prej rreth 12 mijë m2
Kosmonte Foods Sh.P.K. do të vë në dispozicion gjithë kapacitetin njerëzor dhe infrastrukturor për implementimin e plotë të këtyre projekteve me të cilat synojmë:
Kosmonte Foods Sh.P.K. mbetet e përkushtuar që të kontribuojë për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe krijimin e vendeve të reja të punës duke krijuar ambient dhe kushte të punës në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.