16 vite së bashku!

Historiku
Kosmonte Foods ShPK është themeluar në vitn 2000 dhe ka qendrën e saj në Fushë Kosovë. Kosmonte është lider në shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore në vend dhe rajon. Si distributori më i madh i shërbimeve ushqimore në Kosovë, Kosmonte Foods është e angazhuar për diversitet dhe gjithpërfshirje duke ofruar një gamë të gjërë të produkteve, si qumësht, mish, perime të ngrira, çaj, kafe, pije dhe produkte të tjera ekskluzive. Kosmonte Foods përpiqet për të maksimizuar përpjekjet për diversitetit dhe për t'u shërbyer sa më mirë klientëve tanë në komunitetet në të cilat ne operojmë. Në vitin 2006 kemi filluar të operojmë në Shqipëri dhe nga viti 2007 edhe në Dubai. Që nga muaji Gusht i vitit 2012 Kosmonte Foods gjithashtu ka hapur filialin e saj në Düsseldorf të Gjermanisë. Duke filluar nga muaji Korrik 2016 Kosmonte Foods ka filluar punën në filialin e saj të katërt – Qatar. Sot Kosmonte Foods mund të shikoj mbrapa dhe të jetë krenare për trashëgiminë e krijuar dhe të arriturat e deritashme si distributor lider i produkteve ushqimore.
Misioni & Vizioni
Misioni ynë është që ta bëjmë jetën më të shëndetshme, më të lehtë dhe më të pasur. Kosmonte ushqen jetën.
Vizioni ynë - Ne do të jemi zgjedhja më efektive e konsumatorëve për cilësi dhe shërbime.
Vlerat tona
Besimi - Konsumatorët tanë mund t’u besojnë produkteve tona sepse ne veprojmë me integritet dhe bëjmë më të mirën
Ekselenca – Ne përpiqemi të jemi ekselent në gjithçka që bëjmë
Bashkëpunimi - Avantazhi ynë është bashkëpunimi dhe në këtë mënyrë fitojmë respektin dhe besnikërinë e konsumatorëve tanë.
Përgjegjshmëria – Ne veprojmë me përgjegjësi, sigurojmë njerëzit tanë dhe produktet tona, kontribuojmë në komunitet dhe kujdesemi për ambientin
Fokusi në konsumatorë – Ne jemi pasionantë me konsumatorët tanë dhe prioritetet e tyre janë prioritete tona
Distribuimi
Kosmonte është lider në shpërndarjen e produkteve ushqimore me magazinim në regjimin plus dhe minus në Kosovë. Menaxhmenti ynë ka vite të tëra përvoje në fushën e importit dhe distribuimit. Ekipi ynë i ekspertëve me përvojë shumëvjeçare dhe njohuri në fushën e shërbimeve të logjistikës, automjetet e depot më moderne për distribuim, e bëjnë Kosmonte që të krijoj partnerë në biznes, të ofroj siguri dhe besueshmëri se mallrat do të dorëzohen në çdo destinacion në Kosovë.
Depot
Depot tona janë moderne dhe me teknologji magazinimi në regjimin plus dhe minus. Magazina jonë qendrore ndodhet në Fushë Kosovë, por edhe çdo qendër e shpërndarjes siguron hapësira të veta për magazinim. Depot e pajisura me pajisje moderne dhe stafi profesional garantojnë magazinim profesional dhe shërbime të logjistikës.
Logjistika
Për mbi 16 vite ne vazhdimisht jemi duke zhvilluar logjistikën për të plotësuar kërkesat e partnerëve tanë të biznesit dhe duke ofruar shërbime logjistike në Kosovë dhe Rajon. Baza e biznesit tonë është që të sigurojë qasje individuale për çdo klient duke ofruar zgjidhje për nevojat e tyre specifike sa i përket logjistikës. Monitorimi i vazhdueshëm i kërkesave në treg, përshtatja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i rrjeteve të logjistikës, optimizmi maksimal i burimeve në tregun vendor dhe atë të jashtëm, si dhe bashkëpunimi i mirë e afatgjatë me furnizuesit, kanë bërë që të zhvillojmë një makrodistribuim në vend dhe jashtë vendit.
Transporti
Për partnerët tanë të biznesit ne ofrojmë shërbimet më të mira të transportit në regjimet plus dhe minus brenda dhe jashtë vendit. Kosmonte shquhet për reputacion të sinqertë në tregti, shërbime efektive dhe në kohë
Sistemi GPS
Kosmonte Foods është një ndër kompanitë e para në Kosovë, e cila ka instaluar sistemin kontrollues - GPS, i cili raporton pandërprerë për kohën dhe vendndodhjen e secilit automjet. Në këtë mënyrë bëhet mbikëqyrja e vazhdueshme e shpejtësisë së zhvilluar, si dhe itinerari i lëvizjes së automjetit. Ky sistem, përpos që i mundëson kompanisë monitorimin në çdo kohë, të saktësisë dhe efikasitetit të shpërndarjes, po ashtu ndihmon edhe në vlerësimin e drejtë të rrjetit të shpërndarjes.
Sistemi PDA
Ky sistem i integruar i ka mundësuar kompanisë që në çdo moment të ketë informata në kohë reale mbi gjendjen e mallit në depo dhe të porosive nga blerësi. Gjithashtu, përmes këtij sistemi, secili shitës në terren në mënyrë elektronike realizon shitjen, lëshon faturën dhe bën porosinë e mallit për ditën e nesërme. Këto informata të pranuara në databazën e kompanisë Kosmonte Foods, përpunohen në mënyrë automatike dhe krijohen raporte të dobishme dhe reale për sasinë e mallit në depo, për shitjet ditore, për planifikimin e porosive të radhës, si dhe krijohen raporte të tjera sipas nevojave të menaxhmentit të korporatës dhe prodhuesve.
Kosmonte Foods
Shqipëri UAE - Dubai Gjermani